Veliaj prezanton kandidatët e PS në Vorë: Asnjë demokrat nuk pranoi të përfaqësojë ata që shkaktuan Gërdecin
“Demokratëve në Vorë u vjen turp të përfaqësohen nga shkaktarët e Gërdecit dhe të identifikohen me ata që financohen nga shkaktarët e luftës në Ukrainë”. Kështu u shpreh Erion Veliaj gjatë takimit me socialistët e Vorës, ku ftoi këdo që të votojë kandidatin Blerim Shera për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.
“Para se të vija këtu, një nga miqtë që përqafova ishte Geraldo Durda, i cili humbi vëllain e tij të vogël në Gërdec. Partia që organizoi Gërdecin me djalin e Saliut dhe baxhanakun e Saliut e ka të pamundur sot të gjejë një kandidat nga Vora, se çdo demokrati i vjen turp të identifikohet me Gërdecin, i vjen turp të identifikohet me Monikën dhe Ilirin, i vjen turp të identifikohet me Rusinë. Por mos e humbni shpresën, është nder dhe privilegj të identifikoheni me Blerim Sherën dhe Partinë Socialiste.
Ky është opsion më i mirë se sa të sëkëlldisesh me turp edhe me kokën ulur. Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë! Si mund të votohet një forcë politike që vetëm bastis, vetëm tradhton dhe vetëm shkel në besë. Si mund të votohet dhe duhet t’i thuhet demokratëve, një forcë që financohet nga rusët. Si mund të votohen njerëz që Vorën e shohin vetëm si tranzit ku shkojnë rrugës për në Lalëz”, u shpreh Veliaj.
Ai foli edhe për ish-krerët e UÇK-së, ku tha se Kosova e Shqipëria sot janë me ata dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit në luftën e Serbisë ndaj Kosovës.
“As Berisha dhe as ish-Presidenti që dikur bënte flatrat patriotike. nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj liderëve kosovarë që pritet të dalin nesër në gjyq padrejtësisht, në Hagë, se luftuan për të mbrojtur vendin e tyre.
Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviçit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?! Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviçit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët. Ka zgjidhje? Unë them që ka zgjidhje. Të gjithë demokratët e Vorës duhet të votojnë Blerim Sherën që është çuni ynë, nuk është kukulla e askujt, është lindur e rritur këtu, familjen këtu, ka qenë mësues këtu, kontribuon këtu”, deklaroi Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

