Veliaj: Pse kërkoj një mandat tjetër në Tiranë
Socialistët do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 marsit, në të njëjtën ditë që do të mbajnë dhe Kongresin e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj që kërkon një mandat të dytë ju bën thirrje të gjithë atyre që kanë vlerësuar punën e tij në këto 4 vite të jetë pjesë e takimit Bashkia që duam në sheshin Nëne Tereza.
“Ne kemi bashkëqeverisur me qytetarët këto 4 vite ndaj është pjesë e filozofisë sonë. Unë do të jem së bashku me birin ndaj mendoj se të gjitha familjet duhet të jenë aty se në kështu e konceptojnë bashkinë si një familje”.
Kongresi pjesë e të cilit është konceptuar dhe takimi “Bashkia që duam” vjen fiks një javë pas protestës së opozitës në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit”, aty ku Veliaj thërret qytetarët të bëhen pjesë e rikonfirmimit të tij si qytetari i parë i kryeqytetit. Por a është një demostrim force nga socialistet ky manifestim? Në takimin e të shtunës do të prezantohet dhe lista e kandidatëve për Këshilltat Bashkiak. Veliaj, thotë se janë me përfaqësuesit nga të gjitha komunitetet. Socialistët kanë menduar që ti paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky Këshilli. “ Futen apo jo ata në zgjedhje në bëjmë një listë që mos të shterojë…”
Por përse kërkon një mandat të dytë kryebashkiaku më i sulmuar nga opozita?
“Te gjithë e dimë qq bashkia e Tiranës është më e sulmuara se përfaqëson 50 përqind të të ardhurave të ekonomisë së vendit. Unë mendoj se kemi bërë pune të mira për gjithë shërbimet që ofron bashkia, tani mendojmë që ti perfeksionojnë”.
Është i bindur se fitoren e ka në xhep edhe pse në këto zgjedhje socialistët nuk e kanë aleaten e tyre LSI, mungesa e një koalicioni me të cilën ishte një nga shkaqet që solli humbjen e Edi Ramës në zgjedhjet lokale të 2011. “ Unë dhe në 2015 nuk isha i vetëm në garë…”
Komenton dhe djegien e mandateve nga opozita që sipas Veliajt nuk është kundër sistemit dhe këtë sipas tij e tregon në pushtetin lokal, pikërisht në zonat që ka bastione të saj. “Nuk duhet të jesh doktor shkencash që të kuptosh që është hipokrizi. Pse nuk lenë dhe bashkitë si Kukësi, Kamza, Shkodra kur janë kundër sistemit, por atje ku janë humbës bëjnë qaramanin dhe ikin, ku janë fitues vazhdojnë”. /Tv Klan/
KOHA JONË SONDAZH

