FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj të mërkurën jep dorëheqjen si ministër. Ikën pasi firmos marrëveshjen e pensioneve me Kanadanë

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave të qeverisë Rama do të jetë e fundit për Erion Veliaj si ministër i Mirëqënies Sociale. Të mërkurën e javës tjetër, Veliaj do të paraqesë dorëheqjen.

Por Veliaj e lë detyrën e Ministrit pasi arrin marrëveshjen për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Kanada.

20 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erjon Veliaj: “Të mërkurën tjetër paraqes dorëheqjen. Sot Këshilli i ministrave firmos marrëveshjen e pensioneve me Kanadanë. Negociatat zgjatën dy vjet. Janë 20 mijë shqiptarë që përfitojnë.  Po kështu nëse një emigrant shqiptar ka jetuar në Itali, Greqi dhe është transferuar në Kanada dhe shtetet respective kanë marrëveshje për pensionet atëherë  këto shqiptarë mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?