FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: U gjendemi pranë familjeve në këto kohë të vështira për shkak të luftës

“Ishulli i Thesarit” quhet çerdhja dhe kopshti më i ri në kryeqytet. Ndodhet në Njësinë 2 dhe këtë vit priti plot 200 fëmijë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se përveç kushteve të mira për vogëlushët, një element i veçantë i këtij kopshti është përshtatja e sistemit didaktik, sipas atij të Regio Emilias, I realizuar falë bashkëpunimit me ambasadën italiane.

Hapja e një kopshti dhe çerdheje të re është gëzim i jashtëzakonshëm. Më pëlqen shumë emri “Ishulli i Thesarit”, por edhe didaktika e kopshtit sipas sistemit të Regio Emilias, në sajë të bashkëpunimit që kemi me Ambasadën Italiane. Unë besoj se në kopësht nuk rriten vetëm fëmijët, por ndryshon edhe mentaliteti i prindërve për të kuptuar trendin botëror, si po i rrisin fëmijët në Itali e Gjermani, dhe në qoftë se kemi atë menu, atë didaktikë mësimore, nëse kemi atë përkujdesje dhe mbi të gjitha kemi edhe këto lloj ndërtesash si në Perëndim, besoj se i kemi dhënë zonës së Qytetit Studenti një aset të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?