Vendimi për Metën, Braimllari: SPAK të hetojë urgjentisht Kuvendin
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari e lexon tronditës fakti që Parlamenti ka falsifikuar dokumentet në lidhje me shkarkimin e Ilir Metës si President. Për të ky fakt tregon se kemi një parlament ilegjitim.
”Duhet thënë se Gjykata Kushtetuese me këtë seancë që u bë, u përball sot me një fakt tronditës, ku Parlamenti ka falsifikuar dokumente. Është shumë e rëndë sesi Kuvendi merr guximin për të falsifikuar dokumentet. Kjo tregon qartazi se kemi një Parlament ilegjitim, që gjithçka e ka në paligjshmëri dhe çdo vendim që ka marrë nuk e ka marrë në respekt të kushtetutës”,-tha në ”Ora News”.
Nga ana tjetër, ai thekson se në lidhje me këtë çështje SPAK duhet të fillojë urgjentisht hetimet, në mënyrë që të mos ndodh nëpërkëmbja e institucioneve shtetërore.
KOHA JONË SONDAZH

