Vettingu në polici, deputetja e LSI: Ja 3 pikat kryesore të amendamenteve që çuam në Kuvend
Deputetja e LSI, Silva Caka ka folur për depozitimin e 19 amendamenteve në Kuvend për vettingun në polici. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputetja Silva Caka tha se amendamentet janë marrë në konsideratë nga mazhoranca dhe sipas saj janë 3 pika kryesore ku konsistojnë amendamentet e dorëzuara.
“Amendamentet u morën në konsideratë nga mazhoranca dhe u la pak kohë për t’u reflektuar. Vettingu në polici duhet të votohet me 140 vota nga Kuvendi. Janë 3 pika më të rëndësishme të amendamenteve për vettingun në polici që LSI i ka dorëzuar në Kuvend. Një nga amendamentet është sugjerimi i ICITAP që ka të bëjë me faktin se kandidatët duhet t’i nënshtrohen trajnimit. Një pikë tjetër është se policia nuk duhet të ketë ndikime politike. Pika e tretë ka të bëjë me krijimin e bordit të përzgjedhjes së kandidatëve që heton gradat më madhore në policinë e Shtetit. Bordi i përzgjedhjes nuk duhet të ketë ndikime politike, pasi vitet e fundit policia është politizuar”- tha deputetja e LSI, raporton BalkanWeb.
Ndër të tjera, Silva Caka tha Vettingu është një proces ku përfshihen rreth 12 mijë efektivë dhe sipas saj ky proces do arrijë qëllimin e vet për të pastruar policinë e depolitizuar.
“Ka pasur negociata me PS për këto amendamente. Vettingu është një proces ku përfshihen rreth 12 mijë efektivë. Vettingu në polici mendoj se është i nevojshëm dhe kemi kërkuar mirëkuptimin e mazhorancës. Mendoj se vettingu do e arrijë qëllim e vet sepse meraku për këtë proces ka qenë depolitizimi i kësaj çështje dhe për të kapur policinë e shtetit. Në policinë e Shtetit dhe në SHCBA ka edhe njerëz që punojnë me përkushtim dhe jo të gjithë kanë lidhje më drogën dhe krimin”- tha deputetja.
KOHA JONË SONDAZH

