Vettingu, Venecia kthen përgjigje finale më 7 dhjetor

Zbulohen detaje të tjera për shqyrtimin e Ligjit të Vetingut në Komisionin e Venecias. Sipas burimeve te Ora News, draftin final  Komisioni i Venecias duhet ta mbyllë në 7 dhjetor për t’ia përcjellë fillimisht ambasadorëve të unionit të atashuar në Bruksel.

Ky opinion merret parasysh për vendimin e Këshillit Europian për negociatat për Shqipërinë, pavarësisht se çfarë vendos dhe kur mblidhet Gjykata Kushtetuese.

Sipas burimeve të Ora News, palëve shqiptare zyrtarisht i vihet në dispozicion opinioni final në datën 9 dhjetor dhe më pas duhet të mblidhet Gjykata Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa mësohet se mbledhje paraprake e komisionit të Venecias është bërë që në datën 25 nentor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese dërgoi në Komisionin e Venecias variantin e dytë të vettingut, të përkthyer në rregull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?