VIDEO/ Basha nga Sllovenia: Inkurajoj KE-në të monitorojë Sundimin e Ligjit edhe në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Slloveni në një takim, ku pjesë kryesore e axhendës është mbajtja e një fjalimi në IFIMES – International Institute for Middle-East and Balkan Studies ( Instituti Ndërkombetar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin).

Në fjalën e tij Basha tha se ‘Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Basha tha po ashtu se ‘Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri.’

Swiss Digital Desktop Reklama

Instituti IFIMES është i mirënjohur në elitën e politikës ndërkombëtare për analizat e tij në fushat që ai mbulon.

Swiss Digital Mobile Reklama
The lecture by Lulzim Basha (PD): Albania on the way to EU and regional cooperation

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?