VIDEO/ Berisha: Rikthimi im i tretë, më i suksesshmi në histori

Sali Berisha tha në fjalën e parë në Kuvend pas 11 muajve mungesë, se ky është rikthimi i tij i tretë dhe do të jetë më i suksesshmi. Për  socialistët janë të pashpresë ndërsa demokratët janë shpresa e madhe e shqiptarëve. ”Ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt jeni të pashpresë. Ju të pashpresë shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e madhe e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, u shpreh Berisha. Kujtojmë se Sali Berisha kthehet në parlament pas 11 muajsh pasi ishte në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”. Rikthimi i tij përkon me diskutimet për buxhetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?