VIDEO-LIVE/ Basha: Vendosja e vizave, akt i pastër i mosbesimit ndaj qeverisë “Rama”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” drejtuar nga gazetarja Sonila Meço, në RTV Ora i ftuar është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha po komenton vendimin e parlamentit holandez për t’i sugjeruar Komisionit Europian pauzën emergjente në regjimin e vizave me Shqipërinë dhe situatën e paqartë para zgjedhjeve europiane që e gjejnë vendin në protesta, me opozitë jashtë parlamenti dhe një sistem 30 vjeçar që s’mban më.

Nuk ka lidhje parlamenti shqiptar me atë që ndodhi sot në parlamentin e mbretërisë së Holandës. Ajo që ndodhi ka 3 domethënie. Pse kërkuan rivendosjen e vizave? 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është akt racizmi por akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, sepse prej më shumë se 3 vitesh policia holandeze dhe autoritetet kanë konstatuar një rritje jo thjeshtë të rritjes së numrit të krimeve të kryera nga rrjetet shqiptare kriminale, me bazë në Shqipëri, por edhe rritje të influencës financiare dhe organizative. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa prej këtyre raporteve duke operuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika latine drejt portit të Roterdamit, apo portit të Andversit në Belgjikë. 

Këtu lind problemi që për të mbuluar përgjegjësitë e tyre qeveritarët thonin çfarë problem ka me transportin e drogës. Është hera e parë, nuk ka ndodhur në botë dicka e tillë, që një shtet që i hoqi vizat, tani kërkon të rikthejë vizat. Ky është tregues i qartë i kapjes së shtetit. Cfarë prisni që një parlament që kërkon të heqë vizat do të votojë për hapjen e negociatave? Kjo është parathënie shumë e keqe. Është goditje e rëndë për vendin dhe qytetarët që duhet të paguajnë faturën e paktit të Edi Ramës me krimin e organizuar.”, tha Basha.

Vendimin e Holandës për ti kërkuar Parlamentit rikthimin e vizave Basha e konsideron si të paprecedentë. 

“Është hera e parë në botë, është e paprecedentë që një vend që ka votuar për heqjen e vizave tani voton për rikthimin e vizave. Është e paprecedentë. Nuk ka ndodhur diçka e tillë në botë.

Një shtet i cili kërkon rikthimin e vizave do të votojë për hapjen e negociatave? Absolutisht që jo! As Holanda dhe as shtetet e tjera. Kjo është parathënie e keqe. Nëse nuk ka ndryshim të thellë Shqipërisë prap nuk do ti hapen negociatat.

Është një goditje e rëndë për vendin, goditje e rëndë për qytetarët, të cilët do të paguajnë faturën e paktit të Ramës më krimin e organizuar”, tha Basha.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se Kriminelët rrinin tek gazrdhi i PD-së për të bërë pakt, njësoj sikurse bënë me PS-në, por kjo nuk u pranua nga demokratët sepse preferuan të përfaqësojnë interesin e popullit.

Pjesë nga biseda në studio: 

Lulzim Basha: Pjesëmarrja e opozitës duhet parë në 3 aksione të mëdha dhe të shikosh edhe një vrojtim që bëhet nga një kompani me tendenca të majta IPR-ja që e nxjerr opozitën shumicë. 

Meço: IPR ka pasur sondazhe që janë vërtetuar në vite. Varet nga këndvështrimi. 

Basha: IPR është një kompani që ka tendenca të majta dhe e nxjerr opozitën shumicë. Thelbi është që kjo është një lëvizje që shkon përtej interesave të partive. Ne kemi zgjedhur një betejë misionare që prej ditës së parë. Kollaj do ishte për ne të mbyllnim sytë para kanabisit, kur të gjithë të tjerët i mbyllnin. Kur thonin mushkonja. Kollaj do të ishte për ne të mbyllnim sytë para kriminelëve, të gjithë talleshin dhe qeshnin me opozitën dhe PD.  Por ne qëndruam fortë tek këto, sepse besuam se kështu mbronim interesin publik. Po ta them fare hapur kriminelët tek gardhi i PD rrinin, gatit për të bërë paktin me PS, por e gjetën derën mbyllur.

Sondazhet

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se sondazhi i IPR-së e nxori opozitën në shumicë.

Basha: Po të shikosh të gjithë vrojtimet duke përfshirë edhe një vrojtim që bëhet nga një kompani me tendenca të majta siç është IPR, nxjerr opozitën në shumicë.

Meco: Që ka pasur sondazhe që janë vërtetuar ndër vite…

Basha: IPR ka tendenca të majta, por e nxjerr opozitën në shumicë dhe tregon që aksioni opozitar është në rrugën e duhur.

Zgjedhjet e 2013-s

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se PD është forcuar sepse shqiptarët kanë kuptuar se opozita është rreshtuar krah tyre.

Basha theksoi se Rama në 2013 i fitoi zgjedhjet sepse kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine.

“Opozita është forcuar se shqiptarët e kanë kuptuar që është ndarë shapi nga sheqeri. PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betetjë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq. Ka nevojë për një transformim.

Ka ardhur koha ti mbyllim derën tranzicionit dhe t’i hapim derën Shqipërisë Europiane. Kjo do të thotë që ne duhet të krijojmë parakushtet në zgjedhje, shëndetësi, arsim, të mundësojmë që njerëzit të kenë akses të barabartë dhe të pamundësojmë që pushteti të mbetet në dorë të një grupi oligarkësh. Rama përdori krimin në zgjedhjet e 2013, prandaj fitoi. Kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine. Kjo është e vërteta”, u shpreh Lulzim Basha.

Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë!

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i prerë se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.

Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës… Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garanytohet një proces zgjedhor. Zgjedhje falso nuk do të ketë”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/638674649887570/

Protesta e opozitës

Në fokus të diskutimit është dhe protesta e 13 prillit e opozitës, e cila nga qeveria u konsiderua si e dhunshme, ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se do të çonte para përgjegjësisë të gjithë dhunuesit.

Ndërkohë opozita nga ana tjetër pretendon se policia kishte përgatitur skenarë për agravimin e situatës dhe akuzojnë qeverinë se makinës së djeguri i ishte vënë flaka nga persona të porositur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?