VIDEO/ Momenti kur kryeministri q*llohet. Ja si u kap autori. Fico ishte me qytetarë kur…
Sllovakia është tronditur këtë të mërkurë nga një sulm i frikshëm. Kryeministri sllovak Robert Fico mbeti i plagosur, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri. Autori i ngjarjes është ndaluar nga policia. Kryeministri është dërguar menjëherë në spital.
Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Bratislavës, kryeqyetit të Sllovakisë. Siç duket edhe në video, momenti kur kryeministri merret nga forcat e sigurisë dhe futet në makinën kryeministrore ndërsa ata që ndodheshin përreth duken të alarmuar.
Momenti kur u qëllua, është teksa Fico kishte dalë nga mbledhja dhe po futej në makinë. Pas ngjarjes, autoritet kanë neutralizuar autorin dhe e kanë vënë në pranga, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, objektivi i tij ishte i qartë.
Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.