VIDEO/Protestuesit bllokojnë rrugën Kavajë-Rrogozhinë

Protesta e banorëve dhe biznesit në qytetin e Kavajës ka marrë përmasa të mëdha. Pas tubimit në qendër të qytetit banorët i janë drejtuar rrugës Kavajë-Rrogozhinë dhe kanë bllokuar qarkullimin. Ata kanë hedhur parrulla ekonomike dhe kërkojnë uljen e çmimit të naftës.

Kërkesat e përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe të Mesëm, që ndodhen aktualisht në Kavajë, janë 4:

1. Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%;

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për litër

4. Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë.

Përfaqësuesit e protestuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm thonë se 4 pikat janë të panegociueshme.

Mosrealizimi i tyre do të sjellë reagimin e të gjitha bizneseve deri ne bllokim aktiviteti.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/294608017854392/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?