Vijon seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e PS: Gjykata të deklarojë shkarkimin e Presidentit

Këtë të hënë po zhvillohet seanca e tretë ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.

Pas ndërprerjes për rreth një orë, seanca ka rinisur në orën 12 për parashtrimet përfundimtare.

Fjalën e ka marrë përfaqësuesja e maxhorancës, Klodilda Bushka, e cila ka thënë se Gjykata duhet të dekralojë shkarkimin e kreut të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kërkojmë gjykatës të deklarojë shkarkimin e zotit Ilir Meta. Ky është proces që vendos një precedent që asnjë zyrtar i lartë të mos sillet me papërgjegjshmëri. Presidenti i Republikës e ka shkelur rëndë kushtetutën ndaj duhet të shkarkohet! Presidenti ka dal nga roli i tij kushtetues për të qënë përfaqësues i unitetit të popullit dhe është sjellë si opozita e mazhorancës duke marr rolin e një kryetari partie. Ka bërë thirrje që qytetarët të mos votojnë mazhorancën duke marrë rolin e një përfaqësuesi politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti ka shkelur nenin 82 të kushtetutës duke tejkaluar kompetencat e tij. Ka shkelur parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë.Ka sulmuar gjyqtarët duke ndërhyrë në autonominë vendore duke ndërhyrë në kompetencat e KQZ dhe kemi dhe shkelje të kodit zgjedhor dhe policisë së shtetit.

Presidenti ka përdorur retorike dhune, dhe e ka treguar atë si mjet për zgjidhje. Sjelljet e presidentit kanë promuar dhunë dhe ndasi sociale , ato pasqyrojnë përçarje, urrejtje , sjellje që bien ndesh me figurën e presidentit. Sjelljet e tij jo vetëm nuk kanë ndihmuar në qetësimin e situatave por përkundrazi, i kanë përshkallëzuar ato dhe kanë sjellë ndikim akoma më negativ”, tha Bushka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?