Vlahutin: Vetingu çelsi i suksesit. Luftoni korrupsionin në nivele të larta
Ambasadorja e BE në vendin tonë tha se ligji i Vetingut është çelsi i suksesit të reformës në drejtësi.
Në një forum mbi korrupsionin, ambasadorja duke kujtuar rekomandimet e Komisionit Europian tha se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përfshirë edhe politikanë.
Kryetarja e delegacionit të BE tha gjithashtu se një rol në luftën kundër korrupsionit kanë qytetarët dhe media.
Vlahutin: Vetingu është çelsi për një reformë të suksesshme në gjyqësor. Ajo çka duhet të siguroj është që vettingu të shohë faktet dhe efektet do të jenë të justifikuara. Do të jetë i bazuar vetëm mbi aftësitë profesionale. Pra është duke u shqyrtuar kushtetutshmëria e ligjit.
Komisioni i Venecias është pika kryesore e referimit për të dhënë përgjigjen përfundimtare për Gjykatën Kushtetuese lidhur me për ligjin e vetingut, sepse reforma në gjyqësor duhet të implementohet dhe Shqipëria të bëjë hapin e radhës në BE dhe ky progres do të jetë në të mirë të qytetarëve.
Lufta kundë korrupsionit duhet të jetë brenda çdo qytetari. Media investigative duhet të bëjë raportime, kërkime mbi fakte dhe të dhëna. Ne duhet të mësojmë fëmijët se çfarë është korrupsioni dhe si ta luftojmë atë. Pra nëpërmjet edukimit ne duket të raportojmë pasojat e korrupsionit dhe të krijojmë një mjedis të ligjshëm.
Në raportin e fundit KE ka hartuar disa kushte të vecantë për Shqipërinë. I kërkon Shqipërisë të tregojë progres, duhet të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta. Ky ka qenë një nga rekomandimet. Të bëjë investime mbi prokurorë që kanë marrë çështje të caktuaraa.
I kërkohet Shqipërisë që të zbatojë ligjet e hartuara, të bëjë investigime edhe të korrupsionit në nivele të larta, pra edhe te politikanët. Gjithashtu i rekomandon Shqipërisë që partitë të bëjnë publike financimet e partive gjatë fushatës elektorale.
Ministri për Çështjet Vendore njëherësh edhe koordinator për luftën kundër korrupsionit ka deklaruar se vetingu përbën një mekanizëm të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare.
Çuçi: Shqipëria po përjeton një reformim të sistemit të drejtëisë. Krijimi i strukturave të posacme për luftën kundër korrupsionit si SPAK dhe BKH është një lajm shpresdhënës. Ndryshimet kushtetuese dhe miratimi i vetingut përbën një mekanizmë të papprecente në historinë e institucioneve shqiptare dhe një realitet të ri në luftën kundë korrupsinit në Shqipëri.
Vetë fakti që segemente të politkës dhe të gjyqësorit kanë ushtruar një rezistencë të pamoral do të thoja tregon rëndësinë e këtyre ndryshimeve të cilat sfidojnë në mënyrë forntale status quonë e pandëshkueshmërisë në vendin tonë
Janë këto përpjekje të mazhorancës dhe të qeverisë që kanë ndikuar pozitivish në perceptimin e qytetarëve të anketuar si pjesë e barometrit të korrupsionit që e renditi venditn tonë ndër 4 vendet kanë bërë punën më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

