Vlerësimi i Moody’s, PD: Nuk është për t’u mburrur por për t’u shqetësuar

moodys_350_062512114405

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak më herët gjiganti ndërkombëtar i financave Moody’s e vlerësoi borxhin publik të Shqipërisë si të qëndrueshëm me notën B1 duke deklaruar se pozicioni financiar i vendit  është përmirësuar falë disiplinës fiskale. Ndërsa kryeministri Rama e cilësoi vlerësimin e Moody-s si një vlerësim kuptimplotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë e PD
“Raporti i radhës i Moody’s – kompanisë së vlerësimit të aftësisë së financiare të vendeve –nuk sjell asnjë gjë të re, madje ai ka më shumë lëvdata për periudhën 2004-2013 se sa për atë të qeverisë Rama. Faktorët që po mbajnë gjallë ekonominë dhe konsumin janë të lidhura ngushtësisht me dy investime të huaja të nisura nga qeveria e shkuar, TAP dhe hidrocentrali Devollit. Janë këto lokomotiva e ekonomisë shqiptare që nxori nga një gati recesion ekonomik vendin gjatë këtij viti, sipas analizës së Moody’s.

Ata që marrin vesh nga ekonomia, kuptojnë që ia nuk ka asgjë për t’u mburrur dhe shumë për t’u shqetësuar, sidomos për nivelin e borxhit të vendit dhe mungesës së aftësisë konkurruese të tij.

Në mënyrë të veçantë raporti, shprehet se Shqipëria ka një nivel të lartë të borxhit publik i cili në vitin 2015 arriti në majën me të lartë në rreth 73 për qind të GDP-së. Moody’s pohon se Shqipëria ka nevoja të mëdha për hua të reja dhe thekson se financimi i qeverisë varet nga paratë e marra hua nga sektori bankar vendas, i cili është i rënduar nga shumë kreditë të këqija, të cilat muajin e fundit janë rritur me 18 mld lekë.

Raporti thekson se niveli i konkurrencës së vendit mbetet i ulët. Në veçanti korrupsioni, qasja në financime dhe rregullat tatimore mbeten dobësi të rëndësishme.
(e.f/ BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?