Vllahutin ikën nga Shqipëria: Ishte një dhuratë e mrekullueshme

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vallahtin ka përfunduar zyrtarisht mandatin e saj diplomatik në Shqipëri. Në një postim në Twitter, Vllahutin shprehet se qëndrimi për katër vite në Shqipëri ishte një dhuratë e jashtëzakonshme në jetën e saj.

Sot është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës. Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.

Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit”, – shkruan Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

BE ka emëruar para disa javësh pasuesin e Romana Vllahutin. Luigi Soreca, ish-zyrtare i lartë i institucioneve të BE do të jetë ambasadori i ri i BE për katër vitet e ardhshme në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?