FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllahutin kundër qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës: Doganat hiqen kur të hyni në BE

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vllahutin, ka zhvleftësuar deklaratat e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri e Kosovë për një kufi pa dogana mes dy vendeve

Ambasadorja Vllahutin e ka bërë të qartë të premten, nga pika e kalimit kufitar të Morinit, në kufirin Shqipëri-Kosovë, ku ishte për inspektimin e ecurisë së punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria e Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së.

Pyetjes së “Kohës Ditore” se si do t’i komentonte deklaratat e zyrtarëve të lartë në Shqipëri e Kosovë, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama, për një kufi Kosovë-Shqipëri pa dogana, Vllahutin u përgjigj: “Në momentin që të dyja vendet do të jenë anëtare të BE-së nuk do të ketë dogana mes këtyre dy vendeve, ashtu siç nuk do të ketë dogana mes këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së. E rëndësishme është që ne të lehtësojmë të gjithë trafikun që do të qarkullojë në këtë pikë të kalimit kufitar”. Në këtë vizitë pikë-kalimin kufitar të Morinit, Vllahutin shoqërohej nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Belinda Ikonomi, drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë Kufitare nga të dyja vendet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?