Vokshi thirrje grave të Vlorës: Ejani të rrëzojmë Edi Ramën
Kryetarja e Lidhjes së Gruas në PD, Albana Vokshi i ka bërë thirrje grave në Vlorë që të dalin në protestën e thirrur nga opozita për të rrëzuar kryeministrin dhe qeverisjen e të majtëve. Vokshi ka ndaluar dhe në situatën alarmante të krimit në Vlorë, duke thënë se statistikat janë si një bilanc lufte.
“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë.
Vetëm në muajt e fundit të 2018-s, Vlora ka patur 6 të vdekur, 11 të plagosur. 5 atentate. Ku është policia që në rastin më të mirë nuk reagon dhe në rastin më të keq është bërë palë. Jo më kot, ish-krerët e policisë, ose janë në kërkim, ose janë vrarë me atentate mafioze”, -tha Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

