Vota e emigrantëve, Taulant Balla: Numër i lartë gabimesh në aplikime, ja si ta kryeni saktë regjistrimin

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka folur për numrin e lartë të gabimeve në aplikime gjatë procesit të regjistrimit të diasporës për pjesmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Balla tregon mënyrën se si bashkatdhetarët të shmangin gabimet gjatë regjistrimit në portalin e KQZ.
Gjithashtu Balla në mesazhin e tij i ka bërë thirrje edhe një herë emigrantëve të regjistrohen menjëherë pasi mbeten edhe 40 ditë deri më 4 mars, kur përfundon afati i regjistrimit online.