FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Votova për shkarkimin e Bashës”, Voltana Ademi: Ky proces shkon përtej emrave

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka treguar para mediave se ka votuar për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

“Është një leksion demokracie ky proces. Po ecën mirë, ka një pjesëmarrje që më emocionon. Për këtë duhet të jetë një reflektim për të gjithë ne për të ndryshuar. PD duhet të ringrihet mbi vlerat që është krijuar. Procesi kalon përtej emrave të veçantë.Bashkimi është themeli mbi të cilin PD duhet të ringrihet. Ku ka më mirë sesa ajo që dëshmojnë kamerat dhe prania juaj. Monitorimi dhe prezenca e medias që dokumenton angazhimin vullnetar dhe vullnetmirë të demokratëve është mbresëlënëse”., u shpreh ndër të tjera kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Pyetjes se kush është kryetar i PD sot ajo iu përgjigj me vendimin e Kuvendit teksa nuk hezitoi të tregojë publikisht dhe votën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimmarrja është marrë me 11. Procesi i ringritjes dhe rithemelimit ka vijuar, edhe dita e sotme është në proces i tillë. Sot kam ratifikuar vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit ku kam marrë pjesë, kam votuar për shkarkim. Fakti i këtij procesi sot shkon përtej emrave. Është nevojë e demoratëve për të ringritur PD.Unë jam këtu duke mbështetur një proces të nevojshëm, të domosdoshëm, të vonuar”., vijoi më tej Ademi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?