FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e 8-vjeçarit, Basha: Jam i tronditur, këmbanë alarmi për shtetin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në fshatin Greçalli, të Fierit, ku 8-vjeçari Mateo u vra nga fqinji i tij 38-vjeçar.

“Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë”-shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?