Vrasja në Fier/Manjani: Prokuroria të zbardhë përgjegjësit
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liljana Rukos nga bashkëshorti i saj në Fier, për të cilën Gjykata u shpreh se kishte lëshuar një urdhër mbrojtje, por sipas policisë, gjyqtari Ergys Selmani nuk e neglizhoi në dërgimin e saj për ekzekutim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka përshëndetur prokurorinë dhe i kërkon asaj të zbardhë këtë çështje për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera.
Ai shprehet se ky ishte reagimi i duhur, të cilën e kishte kërkuar dje.
Më poshtë, postimi i Manjanit
Tashmë zyrtarisht ka një hetim të çelur ndaj proçesit të marrjes dhe të zbatimit të Urdhërit të Mbrojtjes për Liljana Rukajn.
Përshëndes prokurorinë dhe e nxis atë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera!
Ky ishte reagimi i duhur! Këtë gjë kërkova që dje.
Tani tja lëmë drejtësisë në dorë!
KOHA JONË SONDAZH

