“Xhaçka e mohon, Lleshaj e pohon cenimin e sigurisë”, Vasili: Provë e qartë që kjo qeveri është e kapur
Deklaratat kontradiktore të dy ministrave të kabinetit “Rama”, Xhaçka dhe Lleshaj, lidhur me supergrabitjen brenda aeroportit të Rinasit, për ish-kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është provë e qartë që kjo qeveri është e kapur dhe e mbaruar krejtësisht.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili teksa thekson se Xhaçka thotë s’është cenuar siguria kombëtare në Rinas, dhe Lleshaj thotë po, ngre pyetjen se: “mos janë kapur gjë nga ndonjë koncesionar i ri?”
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Xhaçka thotë s’është cenuar siguria kombëtare në Rinas, Lleshaj thotë po, mos janë kapur gjë nga ndonjë koncesionar i ri???
Xhaçka alias Ministrja e Mbrojtjes thotë me gojën plotë se nuk është cenuar siguria kombëtare në Rinas.
Ky Lleshi alias Ministri i Brendshëm thotë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe ky me gojën plot, që është cenuar siguria kombëtare.
Këta janë thjesht bashibozukë dhe njeri i bie gozhdës tjetri patkoit.
Është provë e qartë që kjo qeveri është e kapur dhe e mbaruar krejt.
“Ishalla” nuk është kapur qeveria nga ndonjë koncesionar i ri…. i gatshëm të rrëmbejë thelën e radhës, Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
KOHA JONË SONDAZH

