Xhaçka i kundërpërgjigjet Greqisë: Nuk e kuptojmë si miqtë tanë kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke që e quante skandaloz vendimin e Gjykatës së Vlorës për të dhënë masën e arrestit me burg për Fredi Belerin.

“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nuk e kuptojmë se si të qenit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, deklaroi Olta Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?