Xhaçka me ministrin polak: Radar për vëzhgimin e hapësirës ajrore

Shqipëria do të ketë së shpejti Qendrën e Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë, ku një prej ekspertëve do të jetë nga Polonia. Lajmi është bërë i ditur gjatë takimit që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pati me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewic, në vizitën zyrtare të këtij të fundit të Tiranë.

Gjatë takimit dypalësh, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në NATO e tani në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Biseduam për iniciativën tonë për të finalizuar ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë”, deklaroi ministrja gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp. Ministri Macierewic shprehu gatishmërinë e qeverisë polake për të emëruar sa më parë, atasheun ushtarak të Polonisë në Tiranë si dhe asistencën polake në funksionimin e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë, që do të ngrihet në Tiranë. “Vendosëm që të forcojmë bashkëpunimin mes nesh, bashkëpunim, i cili mund të sjellë rezultate shumë të prekshme për sigurinë europiane. Ndaj, në këtë kontekst ne do të mbështesim ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Ekselencës, pranë së cilës do të kemi një prej ekspertëve tanë”, tha ministri Macierewic.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e njohu homologun polak edhe me vendimin e fundit të Kuvendit, miratimin e aktivit normativ, i cili mes të tjerash ligjëron shtesën në buxhetin e shtetit për vitin 2017. “E njoha gjithashtu kolegun Macierewic për shtesën në buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017 dhe trendin pozitiv të dakortësuar deri në vitin 2024. Katërqind milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur që ne të kemi një rritje të rëndësishme të buxhetit të mbrojtjes, duke arritur nivelin e 1.15 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto para do të shkojnë për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët ajrore. Por ajo që është më e rëndësishmja, është dimensioni kombëtar i përdorimit të këtyre parave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është miratuar vendosja e radarit të vëzhgimit të hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ndër të tjera ministrja Xhaçka. Ministri Polak dekoroi me medaljen “Yjet e Afganistanit” dy nënkolonelët shqiptarë: N/Kolonel Silvana Lahi dhe N/Kolonel Dritan Muka dekorohen nga presidenti polak për personelin e huaj ushtarak, që i atashohet personelit polak në misione jashtë vendit. N/Kolonel Silvana Lahi ka shërbyer pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit si Këshilltare për Operacionet Speciale. N/Kolonel Dritan Muka ka shërbyer në Shtabin e Operacioneve Speciale në Afganistan. Duke shfrytëzuar legjislacionin e brendshëm të Republikës së Polonisë, eprorët dhe kolegët e tyre polakë në mision kanë propozuar dekorimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?