Ylli Dylgjeri i shkruan Haradinajt: Më bëj si Batonin, pa portofol por me kuletë

Emërimi i kosovarëve në postet e zv.ministrave në qeverinë ‘Rama 2’, ka shkaktuar jo pak debat në opinionin publik.

Ylli Dylgjeri përmes një postimi në Facebook, ka bërë ironi me këtë vendim të Ramës. Me anë të një letre të hapur për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Dylgjeri i kërkon këtij të fundit që ashtu siç bëri Rama me kosovarët edhe ai të bëjë të njëjtën gjë.

Më tej Dylgjeri shkruan se edhe ai do të jetë në qeverinë kosovare, një ministër pa portofol por me kuletë, njëlloj si analisti kosovar Baton Haxhiu në qeverinë e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja postimi i plotë i Dylgjerit:

Swiss Digital Mobile Reklama

LETËR

Shumë i ndriçuari zoti Ramush.

Duke të uruar detyrën e lartë të Kryeministrit të Kosovës më jep rastin që bashkë me Urimin të shikosh mundësinë për emërimin tim si  Zv Ministër në Qeverinë Tuaj të nderuar.

Kam kryer disa fakultete përndryshe punoj për PPP-i

Të premtoj zoti Ramush se pjesëmarja ime do ju sjellë vetëm gaz në qeveri. Jo nga ai lotsjellës. Shembullin e këtij emërimi e dha Kryeministri  Ynë i nderuar. 3 prej Jush sot janë në drejtimin tonë, pa llogaritur zotin Baton. Ai dihet që është Ministër pa portofol, por me kuletë.

Duke e mbyllur me modesti po pres telefonatën Tuaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?