Ylli Manjani: Me KÇK-në Edi Rama i futi shkelmin reformës në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson nismën me emrin KÇK, e cila u miratuan nga qeveria jo si ligj por me një Vendim Qeverie të zakonshëm, si goditjen finale ndaj institucioneve dhe shtetit.

Juristi i njohur argumenton se Vendimi i Këshillit të Ministrave që ka miratuar qeveria “Rama” rrëzojnë gjithë procedurat ligjore dhe e kthejnë Shqipërinë në modelin e një shteti policor. Ai thekson se gjithë procedurat kalojnë në dorë të policisë dhe me ndryshimet ligjore, policia ka nën kontrolle prokurorinë dhe gjykatat, duke cenuar parimet kryesore të ndarjes së pushteteve.

Manjani shpjegon se kjo paketë ligjore e bën të pavlefshme dhe reformën në drejrësi.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Nuk e di përse mu kujtua deklarata e Gramoz Ruçit ditën e votimeve moniste lokale. Ai tha në tekst “… Nuk ka burrë nëne të shpallë diktaturën..”

Sot, me VKM, qeveria ka vendosur të nxjerrë nga funksioni Kushtetutën dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti.

Me një vendim, me shumë gjasë pa votim si gjithnjë, qeveria ngarkon Policinë e Shtetit me funksione që Kushtetuta dhe ligjet ja kanë dhënë pushtetit të pavarur të drejtësisë.

Një tufë ministrash, vartës të Kryeministrit i kanë dhënë vetes të drejtën të ndryshojnë parime të shenjta të procedimit penal. Parime të cilat garantojnë të drejtat kushtetuese të shtetasve të këtij shteti.

Nuk e çuan as formalisht për miratim si projekt ligj në Parlamentin, të cilin e zotërojnë plotësisht. Përkundrazi e bënë ligj me fuqi të menjëhershme duke e anashkaluar hierarkinë dhe detyrat e ndara kushtetuese.

Më një VKM i futën një shkelm të rëndë reformës në drejtësi, ligjet e së cilës megjithse problematike ishin të miratuara rregullisht me shumicë të cilësuar parlamentare.

Me një VKM vendosen menjëherë nën zap, gjykatës, prokurorë e të tjerë “të pabindur” që nuk ndjekin urdhërat e qeverisë.

Me një VKM u bashkuan formalisht të tre pushtetet e ndara në një dorë të vetme.

Me të njëjtën VKM i uruan “mirseardhjen” edhe të shumëpriturës ambasadore të SHBA, si për t’i kujtuar se nuk para e qethin për reformën e as për sundimin e ligjit.

Unë nuk kisha e as kam asnjë iluzion, por desha të sjell në vemendje deklaratën e Gramozit, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit politik në vend!

Paska pra “bir dhe burrë nëne” që mund të bëjë çtë dojë me vendin e vet. Me kushtetutën, shtetin e popullin.

Ajo që skuptoj dot është se përse nuk flet më Gramozi, Kryetar i Parlamentit. Vendit ku bëhen ligjet dhe zgjidhet qeveria.

Të rrojmë e ka kujtojmë Republikën Kushtetuese të Shqipërisë!
Që sot e kemi Republikë të KÇK.

SHKARKO APP