FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur

Postimi i Ylli Manjanit:

Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur.
Për fat të keq gazetaria e ka humbur profesionistin Sokol Balla.
Nuk më çudit aspak gjuha e përdorur nga Kolo përgjatë atij episodi që rrëfen Muhamet Omari, por një gjë më bën përshtypje:
ç’nevojë kishte dhe, ende paska, pushteti të harxhojë qimet e kokës për t’u marrë me Berishën, i cili vetë e kishte hequr fishën?!
Sinqerisht, budallëk më të madh politik sesa ky, nuk ka bërë kurrë më parë Edi Rama!?
E bënë Saliun, jo thjesht edhe njëherë kryetar të PD, por legjendë tani në pleqni!
Shumë e çuditshme!
Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme.
Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës.
Dhe kur të jetë larguar Edi Rama nga politika, Kolin prap mik do ta kem, po aq sa edhe sot. Por ky pilaf i shpifur nuk mban më ujë…

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?