Ylli Manjani përgëzon ministrin e ri të jashtëm të Gjermanisë
Gjermania do të ketë një ministër të ri të Jashtëm, pas formimit të qeverisë së re me koalicion të gjerë. Ministër i Jashtëm duket se është propozuar ish-ministri i Drejtësisë.
Për Heiko Maas ka shkruar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që siç duket ka pasur marrëdhënie pune gjatë kohës kur ishte ministër dhe e njeh.
Më poshtë postimi i Ylli Manjanit:
Zoti Heiko Maas, është propozuar Ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Ai kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë atje, ku edhe patëm mundësi të takoheshim dhe të bashkëpunojmë.
Kemi patur bashkëpunim serioz në fushën e assistencës ligjore dhe Marrëdhëniet Juridiksionale ndërmjet dy vendeve tona.
Zoti Maas është jurist dhe politikan Socialdemokrat modern. Është politikan i argumentit. Propozoi ligjin e Transparencës së aksionerëve off-shore , pas skandalit të Panama Papers.
Këtë ligj propozova edhe këtu, por më kot! Off-Shorsat tanë bënë sikur se dëgjuan.
Zoti Maas më ka folur veçse mirë për Shqipërinë. Jam i bindur që kemi fituar një mik të mirë në krye të diplomacisë Europiane.
Padyshim, lajmet e drogës nuk i ka në dorë diplomacia Gjermane…
Urime të përzemërta!
Hertzlich Glückëunsch!
KOHA JONË SONDAZH

