Ylli Manjani: Qeverisja e “ndershme” e Ramës solli vetëm firma fantazmë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama e qeverisjen e tij, duke kujtuar akuzat e Ramës ndaj qeverisjes së Nanos, që e quante të korruptuar.

Në një postim në rrjetet sociale, përmes një ironie, Manjani e quan qeverisjen e sotme të Ramës “të ndershme”, që ka sjellë në vend “firma fantazmë, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e “ndershmërisë”!”

Postimi i plotë i Manjanit: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundimisht të gjithë emrat e mëdhenj europianë që pranuan të hyjnë në tregun tonë, i solli Fatos Nano dhe qeverisja e tij e “korruptuar”. (Kështu e quante Rama dhe MJAFT asokohe)

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa sot qeverisja e “ndershme” e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi thuajse të gjitha këta emra të mëdhenj me offshore (no names).

Firma fantazëm, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e “ndershmërisë”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?