FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Rendja drejt sahanit është zgjedhje, jo zgjidhje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vazhdon të shfaqet mjaft aktiv në rrjetet sociale duke komentuar çdo zhvillim politik dhe jo vetëm, në vend.

Statusin e parë për ditën e sotme në Facebook, Manjani ia ka dedikuar zhvillimeve të fundit në parlament, ku të ashtuquajturit “opozitë e re” nga Edi Rama dhe ‘renegatë’ nga opozita reale e bashkuar, ka krijuar grupe parlamentare dhe është deklaruar nëpërmjet zërit të Rudina Hajdarit, se janë të gatshëm që të futen në zgjedhjet e qershorit.

Gjithashtu edhe një parti e re opozitare si “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës është shfaqur e dyzuar, për futjen në këto zgjedhje. Pikërisht për këto zhvillime Manjani thotë se, ‘rendja drejt sahanit është zgjedhje, por jo zgjidhje!’

Swiss Digital Desktop Reklama

“Cilido që braktis frontin opozitar për tu bërë garniturë demokracie në sahanin e pushtetit, i shërben thjesht sundimit të tij (pushtetit monist).

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa dyshim rendja drejt sahanit është zgjedhje, por jo zgjidhje!”, komenton në mënyrë të koncentruar ish-ministri i Drejtësisë këto zhvillime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?