Yuri Kim mesazh pas Kuvendit të PD: Të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën
Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane në Tiranë ka postuar një mesazh në rrjetin social Twitter ku bën apel për distancim nga e kaluara.
YURI KIM, AMBASADORE E SHBA:
“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën.”
Nënteksti ishte që shikojnë nga Basha e jo më nga Berisha!
Të shtunën partia demokratike mblodhi forumin e saj më të lartë, Kuvendin Kombëtar i cili miratoi ndryshimet në statutin e PD dhe zgjodhi 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ajo që ra në sy në këtë kuvend ishte pritja që iu rezervua ish-kryetarit Sali Berisha e mbështetja që Basha e Berisha i dhanë njëri-tjetrit. Ky është forumi i parë i Partisë Demokratike ku Berisha merr pjesë pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara.