FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yuri Kim: Pozita e SHBA me Shqipërinë nuk lëkundet, pavarësisht se çfarë ndodh

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është shprehur se SHBA nuk është e lëkundur kurrë në pozitat e saj për Shqipërinë dhe partnerët, pavarësisht se çfarë ndodh brenda dhe jashtë vendit.

Kim foli teksa ishte e pranishme në ekspozitën “Në emër të Amerikës” e cila është hapur në sheshin “Skënderbej”.

Diplomatja amerikane tha se demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përsosur, por është fituar me gjak e duhet ruajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA nuk është lëkundur kurrë nga pozita për Shqipërinë, ju jeni partnerët tanë dhe pavarësisht çfarë do te ndodhë brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk do të lëkundet kurrë.  Demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përsosur dhe është fituar me gjak, është diçka e çmuar dhe duhet ruajtur”- tha Yuri Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?