Zbardhen SMS-të/ Vëllai i ministrit të LSI-së kërcënon ministrin e jashtëm

Një akt i paprecedentë ka ndodhur këtë të enjte në nivelet e larta të qeverisë. Leonard Koka vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka që vjen nga radhët e LSI-së është përfshirë një përplasje të fortë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Lapsi.al ka siguruar një bisedë mes të dyve në WhatsApp ku Koka e kërcënon ministrin për emërimet e bëra në konsullatën e Milanos. Biseda mes tyre i kalon kufijtë e etikës pasi vëllai i ministrit Koka e ka fyer Bushatin. Leonard Koka (ose Nar Koka) është një nga personazhet e njohura mes krerëve të mazhorancës. Ai ka qenë i afërt me kryeministrin Nano dhe më pas Ilir Metën. Koka ka ndërmjetësuar edhe mes Metës dhe Ramës për marrëveshjen e 1 prillit (marrw nga Lapsi.al)

Nar Koka: Do vij e të flas me gjatë

I kontaktuar nga Syri.net, Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka ka reaguar për SMS-të e publikuara nga Syri.net.

Nard Koka nuk ka mohuar mesazhet, por i ka pohuar redaksisë sonë se për momentin ndodhet jashtë vendit dhe do të flasë sapo të kthehet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam larg dhe kthehem pas tre ditësh. Do të flas gjerë e gjatë për këtë person”,  pohoi për Syri.net Leonard Koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllai i ministrit të Mjedisit u përplas ashpër me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për funksionimin e konsullatës shqiptare në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?