FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet pyetja që do bëhet në referendumin e Partisë Socialiste

Baza e Partisë Socialiste në referendumin e 9 prillit, për mandatin e kryetarit të partisë, do t’i japë zgjidhje debatit të madh për mandatin e Ramës, duke iu përgjigjur vetëm një pyetje.

“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”, kjo është pyetja e formuluar që do të jetë e shkruar në fletën e referendumit, thërritur në datën 9 prill.

Ideja e referendumit për debatin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të PS-së u propozua nga Edi Rama. Kongresi i së shtunës miratoi që gjithë anëtarësia të thotë fjalën e vetë duke votuar në referendum. Kongresi miratoi dhe statutin e ri të partisë, i cili sanksionon se në rastet kur partia fiton zgjedhjet, kryerit i zgjatet automatikisht mandati, sipas modelit të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë deputeti Ben Blushi kërkoi zgjedhje për kryetarin, për të cilin prej tre vjetësh nuk janë bërë zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?