Zbardhet shkresa/ Policia: Berishën s’e gjetëm në shtëpi. S’na e hapën derën

Teksa kreu i Komisionit hetimor për CEZ-­in, Taulant Balla, në lidhje me privatizimin e kompanisë dhe blerjen e aksioneve nga kompania çeke, ka kërkuar që në seancë deputeti Sali Berisha të merret me Polici nëse nuk vjen me dëshirë, ky i fundit nuk ia ka plotësuar dëshirën sot.

Policia ka shkuar paraditen e të hënës në banesën e ish-­kryeministrit, por nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Në një letër që Policia i ka dërguar Taulant Ballës, sipas tyre, ata kanë trokitur por nuk e kishte hapur njeri derën, raporton gazetari i “Panorama”, Fation Binjaku.
Shkresa-Dddd

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha është paraqitur vetë për të dëshmuar në komision.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Hetimor për çështjen CEZ nuk arriti t’i merrte asnjë deponim ish­-Kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e kompanisë dhe blerjen e aksioneve nga kompania çeke.

Ish­-Kryeministri Berisha iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kryetarit të Komisionit, Taulant Balla, pak ditë më parë, kur ky i fundit deklaroi se do t’u bënte thirrje organeve të rendit të thërrisnin me forcë Berishën në Komision.

Por mbledhja e Komisionit dështoi ende pa nisur. Të dyja palët duket se kishin strategjitë e tyre për të ngacmuar deri në limit kundërshtarin. Balla që në fillim të seancës tentoi ta kthente atë në
një gjyq publik. Ai disa herë nuk e përmendi emrin e ish-­kryeministrit, por e thirri atë “dëshmitar”.

Më tej akoma situata u acarua kur kreu socialist i Komisionit i kërkoi Berishës gjeneralitetet, duke i dhënë dhomës së Komisionit hijen e një salle gjyqi. Kjo qartësisht e acaroi palën tjetër, e cila edhe ajo kishte një plan për të denigruar Ballën. Deputeti demokrat, Arben Ristani, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit, i kërkoi Taulant Ballës të jepte dorëheqjen nga drejtimi i mbledhjes, pasi ishte në konflikt interesi.

Ristani i kujtoi Ballës gjyqet e humbura për shpifje në drejtim të fëmijëve të ish-­kryeministrit, të cilat nuk e bënin të paanshëm në raport me dëshmitarin Berisha.

Mbledhja ka degjeneruar më pas në një përplasje verbale mes kryetarit të Komisionit, Taulant Balla, dhe ish-­Kryeministrit Berisha, kur ky i fundit nuk ka ngurruar ta cilësojë edhe mashtrues dhe përdhunues deputetin e PS. (Panorama)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?