Lista e pagave u shit për 20-30 mijë lekë. Zbulohen emrat e katër të arrestuarve nga Policia

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë katër personat e arrestuar për skandalin e publikimit të pagave.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Sota akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ikonomi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I proceduar penalisht në gjendje të lirë është edhe shtetasi Ervin Muça detyrë Drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së e-mailit të punës të specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:

Në datë 21 tetor 2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. në datë 25 nëntor 2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 25 janar 2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24 shkurt 2021 listë pagesat e janarit 2021. Më datë 29 prill 2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22 tetor 2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës së Eni Qirjako në adresën e Andi Agarajt. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin we transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit të IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i ka marrë nga shtetasja (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota.

Shtetasi Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin Ëe Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?