Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Ramës. Ish-kryeministri Cipras në 2015 nxjerr fshatrat shqiptare si minoritare greke

epa06743544 Albanian Prime Minister Edi Rama (L) speaks with Greek Prime Minister Alexis Tsipras during a round table discussion at an informal European Union (EU) summit with Western Balkans countries at the National Palace of Culture in Sofia, Bulgaria, 17 May 2018. EU leaders will discuss European future for Western Balkans, and the response to President Trump's policies on trade and Iran. EPA/VIRGINIA MAYO / POOL

Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Edi Ramës me ish-kryeministrin grek Cipras, i cili në vitin 2015 ka nxjerrë fshatrat shqiptare si minoritare greke.

Në Bashkinë e Përmetit del zonë minoritare Komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë orthodoksë. Po kështu Komuna Biovizhdë po në Përmet.

Në Bashkinë e Sarandës, greqia na i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bashkinë e Vlorës na dalin minoritarë banorët e fshatrave nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të beisimit të krishterë orthodoksë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bashkinë e Konispolit na del minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë orthodoksë dhe çamë. Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë orthodoksë edhe çam.

Në bashkinë e Gjirokastrës dhe Komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poci me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.

Sërish në bashkinë e Konispolit na del minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllëhë.

Këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e Edi Ramës janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke./27.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?