Zbulohet shkaku i sherrit, PD: Rama i tha Berishës ‘i rrjedhur’, të përjashtohet. Seanca rinis pasdite

Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare, njësoj si kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e kaluar.

Kjo, pasi Noka nuk lejoi vijimin e seancës pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën ish-kryeministrit Berisha.

Por ndonëse ishte me mikrofon të fikur, gazetarja Elda Menga ka mësuar pretendimet e PD-së. Sipas opozitës, kryeministri Edi Rama e ka quajtur Berishën ‘të rrjedhur’, ndaj edhe Noka ka kërkuar fjalën për procedurë të kërkonte përjashtimin e Ramës por Ruçi nuk e ka lejuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çndodhi në sallën e Kuvendit

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i PD, Flamur Noka, nuk ka liruar sallën e Kuvendit edhe pas përjashtimit nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Ky i fundit ka pezulluar punimet e seancës plenare, duke e shtyrë atë për në orën 17:00.

Sherr në sallë, Flamur Noka përjashtohet nga KuvendiËshtë shoqëruar sërish me tensione edhe seanca e sotme plenare. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, që ka kërkuar të marrë fjalën menjëherë sapo është larguar nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha. Noka ka ndërhyrë nga salla, duke kërkuar të marrë fjalën për procedurë, ndërsa është ndërprerë nga Gramoz Ruçi, i cili i ka kaluar fjalën deputetit të LSI, Shezai Rrokaj.
Deputeti demokrat është nisur drejt foltores së Kuvendit për të marrë fjalën, duke përdorur dhe fjalë fyese ndaj Ruçit, teksa e ka quajtur këtë të fudnit “rrugaç”. Drejt foltores janë drejtuar dhe deputetë të tjerë, ndërsa kreu i Kuvendit ka marrë masën disiplinore ndaj Nokës, pas disa paralajmërimeve, duke e përjashtuar atë nga punimet e Kuvendit për dhjetë ditë.

Ndërkohë, një situatë e tillë është krijuar dhe një javë më parë, ku ishte kreu i PD, Lulzim Basha, që u përjashtua nga Kuvendi për shkak se bllokoi foltoren, por u fal nga kryeparlamentari, për faktin se është deputet i ri.

Balla: Skenar i parapërgatitur i PD për të bllokuar Kuvendin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur jashtë dyerve të Kuvendit, pas ndërprerjes për pesë minuta të seancës, pasi Gramoz Ruçi përjashtoi deputetin demokrat, Flamur Noka.

Balla tha se po bëhemi dëshmitarë të një skenari të parapërgatitur, pasi në çdo seancë PD shpik një arsye për të bllokuar punimet e Kuvendit me shpërdorim deputetësh.

“Po bëhemi dëshmitar të një skenari të parapërgatitur. Në çdo seancë ku menjëherë sapo fillon seanca PD shpik një arsye për të bllokuar punimet e Kuvendit me shpërdorim deputetësh. Në seancën e kaluar u shpërdorua vetë Basha, sot Noka, që kam besimin që do jetë një shpërdorim në vijim i mandatit të besuar nga populli i Kukësit, Tropojës e Hasit në zgjedhjet e 25 qershorit. Ju  dini se ne nuk kemi kohë për të humbur, sepse shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë. Na vjen keq që PD është kthyer në skenarët e bllokimit, që nuk i bën mirë Kuvendit”, deklaroi Balla.

opozita bllokon foltoren

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?