Zef Hila takime në njësinë administrative Temal dhe në Shelqet

Zef Hila, kandidati i koalicionit më të madh opozitar, “Bashkë Fitojmë” dhe PD, në Bashkinë e Vaut të Dejës po vazhdon takimet në çdo fshat dhe zonë të Bashkisë.
Zef Hila la mandatin e deputetit dhe privilegjet që të jep statusi i deputetit dhe kandidoi për kryebashkiak.
Zef Hila sot ishte në Temal dhe fill pas takimeve ai shkruan në facebook: “Ështe një nga zonat me natyrën më të bukur dhe më të pasur në Bashkinë Vau Dejës, por vuan pasojën e harresës!
Për 4 vite askush nuk u kujtua për fshatrat e Njësisë Administrative të Temalit. Me banorët e fshatit Toplanë, biseduam afër për shumë problematika që ata kanë, duke nisur që nga rruga, mungesa e energjisë elektrike, mbështetja sociale, e të tjera shqetësime që janë të shumta.
Në këtë zonë do të ndërhyjmë me një plan emergjent, duke filluar me rrugën, komunikimin, linjat e energjisë elektrike si edhe mbështetje të plotë, ndaj atyre pak familjeve që ende nuk e kanë braktisur këtë zonë, për të plotësuar nevojat e tyre për të jetuar”- përfundon statusi Hila.

Pas Temalit, kandidati Zef Hila ka shkuar edhe në Shelqet. Ja se çfarë poston Hila në statusin e tij në facebook: “Në Shelqet është gjithmonë kënaqësi të takohesh me banorët e kësaj zone, me demokratë të cilët në asnjë moment nuk e braktisën misionin e forcës tonë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Gjatë takimit me ta, më shprehën shqetësimet e tyre për sistemimin e tregut të Shelqetit, i cili iu shërben jo vetëm banorëve të Bashkisë Vau Dejës. Tjetër shqetësim për ta ishte sistemimi i qendrës së fshatit si edhe ndërhyrja në qendrën shëndetësore.
Gjatë fjalës time, vura theksin tek rëndësia e votës me 14 Maj, për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Vau Dejës, për t’ia kthyer bashkinë qytetarëve të saj. Iu premtova se shqetësimet e kërkesat e tyre, janë pjesë e programit tonë të përbashkët, që është një plan konkret pune, i cili do të rivitalizohet pas datës 14 Maj për të gjithë banorët e Bashkisë Vau Dejës!’- ishte mesazhi i Zef Hilës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?