Zëri Amerikës: Policia dhunon politikanin e PD pa arësye
Zëri i Amerikës ka reaguar pas pamjeve ku policia dhunon sekretarin Organizativ të PD-së Sahit Dollapi.
‘Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës’, shkruan Zëri i Amerikës në faqen e Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

