Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Dhunë mbi avokatin Mëngjesi, vetëdorëzohet një prej 3 agresorëve

Politikë E mërkurë, 29 Maj 2024 21:50
Zëri i Amerikës: Dhunë mbi avokatin Mëngjesi, vetëdorëzohet një prej 3 agresorëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë avokati Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, i cili është dhe një ndër mbrojtësit ligjorë të ish kryeministrit Sali Berisha, u dhunua nga në orët e para të ditës së sotme nga tre persona në zonën e njohur si ish Blloku, në qendër të kryeqytetit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pasdite, ndërsa policia njoftoi se kishte identifikuar autorët, njëri prej të cilëve u etdoëzua në mbrëmje. Sipas policisë, sulmi ndaj tij, kishte ndodhur për shkak të një procesi gjyqësor, ku ai përfaqësonte familjet e disa prej agresorëve.

Avokat Mëngjesi sapo kishte lënë fëmijën në kopësht, kur është ndalur nga dhunuesit, me të cilët mësohet se fillimisht ka debatuar, ndërsa më pas ata e kanë goditur. Njëri prej agresorëve mësohet ta ketë qëlluar disa herë pas koke. Avokati ka rënë nga forca e goditjeve dhe ka shembur më pas kokën në trotuar, duke mbetur pa ndjenja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku janë konstatuar endema në kokë dhe fraktura. Fillimisht gjendja e tij ka qenë e stabilizuar, por ajo u përkeqësua në orët e pasdites, dhe mjekët kanë aplikuar komën artificiale, ndërsa është vënë dhe në intubim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për orë të tëra, motivet e ngjarjes mbetën të paqarta, deri kur pasdite, policia e Tiranës, njoftoi se falë kamerave të shumta në zonë, kishte identifikuar autorët dhe zbardhur shkakun e sulmit të egër. Ajo shpjegoi se përveç tre personave që e kishin sulmuar avokatin, një i katërt i kishte ndihmuar të largoheshin me një automjet. Për kapjen e tyre është vënë dhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh, për këdo që jep informacione të vlefshme.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Në momentin që Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, po jepte konferencën për shtyp mbi ngjarjen, u njoftua se njëri prej autorëve Dorian Alia, 32 vjeç, ishte vetdorëzuar, ndërsa tre të tjerët Romario Tabaku 26 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, janë ende në kërkim. Policia ka ndaluar ndërkohë një të afërm të njërit prej agresorëve, i cili dyshhet të jetë organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi.

Sipas policisë, gjithshka lidhet me një proces gjyqësor, për pronat e një familjeje në Tiranë, e cila ishte përfaqësuar në gjykatë nga studio ligjore e avokatit Mëngjesi. Ndonëse gjyqi ishte fituar në dy shkallët e para të gjyqësorit, një pjesë e familjarëve kishte kundërshtuar tarifat e shërbimit të studios avokatore. Sipas policisë agresorët, të cilët kanë lidhje gjaku e krushqie me njëri tjetrin, i përkisnin këtij grupi që nuk ishte pajtuar të paguante studion e avokatisë për shërbimin e dhënë.

Dhoma e Avokatisë reagoi per ngjarjen duke deklaruar ndër të tjera se “kërcënimi i avokatëve, jo vetëm cenon rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijon situata të vështira që duhet të vlerësohen maksimalisht”.

Avokat Mëngjesi, mban titullin Profesor dhe është pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë. Universiteti i Tiranës, duke dënuar sulmin ndaj tij, shprehet në një deklaratë se pret dhe beson “që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm”.

Ndërsa motivet nuk ishin zbardhur ende, ngjarja nuk i shpëtoi gjatë ditës ngjyrimeve politike. Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Floriana Garo reagoi me tone të ashpra duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë ndaj kryeministrit Edi Rama. “Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani”, u shpreh ajo në një deklaratë.

Menjëherë më pas erdhi reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili ndërsa thotë se është interesuar personalisht për rastin e avoktatit, si pranë kolegëve të tij ashtu dhe pranë mjekëve të spitalit, foli për “gënjeshtra” të nxitura nga ish kryeministri Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie. “Shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, shkruajti zoti Balla në një postim në Facebook. /VOA/

Etiketat e lidhura

Skënder Mëngjesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 6 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 6 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 6 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 6 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 6 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 8 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 10 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 6 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.