Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian

Bota E enjte, 6 Qershor 2024 19:05
Zëri i Amerikës: Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë procesit zgjedhor 4-ditor në të gjithë Europën. Zgjedhjet pritet të forcojnë pozitat e të djathtës ekstreme ndërsa parlamenti i ri do të përballet me më shumë sfida np aspektin politik, industrial dhe të sigurisë. Rreth 400 milionë votues do të zgjedhin 720 ligjvënësit e rinj të Parlamentit Europian.

Rezultati i tyre do të ketë një ndikim të ndjeshëm në një sërë çështjesh nga politikat globale mbi ndrsyshimet klimatike, tek mbrojtja dhe emigracioni dhe marrëdheniet gjeopolitike me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Në Estoni, votuesit do të mund të votojnë për 6 ditë me radhë, në procesin që nisi të hënën, por Holanda ështe i vetmi vend në Bashkimin Europian që zhvillon zgjedhjet në një ditë të vetme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të premten do të votohet në Irlandë, të shtunën në Maltë, Sllovaki dhe Letoni, ndërsa në gjithë vendet e tjera të Bashkimit Europian, të dielën. Rezultatet pritet të dalin të dielën në mbrëmje. Zgjedhjet në Holandë zhvillohen 6 muaj pasi forca e ekstremit të djathtë të Geert Wildersit, Partia e Lirisë, u bë partia më e madhe në parlamenin holandez. Si shumë parti të tjera në gjithë bllokun europian, ai kërkon të fuqizojë pozitat në Parlamentin Europian, në mënyrë që të dobësojë nga brenda institucionet europiane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duhet të keni prani më të fortë në Parlamentin Evropian dhe të siguroheni që, nëse është e nevojshme, të jemi në gjendje të ndryshojmë udhëzimet evropiane në mënyrë që të vendosim vetë për politikat tona të emigracionit dhe azilin,” tha zoti Wilders pas votimit, në Hagë. Zoti Wilders nuk arriti të sigurojë një vend në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian në vitin 2019. Edhe pse anketimet tregojnë se qendra e djathtë ne Evropë pritet të fitojë shumicën e vendeve në legjislaturën e re europiane, partitë e ekstremit të djathtë pritet të shënojmë më shumë fitore.

Mund t'ju interesojë

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Trump për Iranin: Dua marrëveshje të vërtetë, propozimi i Teheranit i papranueshëm

Para 5 orësh
Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike

Para 6 orësh
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

Para 6 orësh

Qëndrimet e zoti Wilders, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe udhëheqëses së opozitës franceze Marine Le Pen janë në kontrast të thellë me shumicën e partive të majta dhe të qendrës, të cilat mbrojnë qasjen për një Evropë më të bashkuar në çdo drejtim nga ndryshimet klimatike deri tek masat për mbrojtjen, duke argumentuar se nëse një vend qëndron vetëm do të ketë një zë më të dobët në skenën botërore.

Anketimet tregojnë se partitë pro-europiane dhe ato të qendrës së majtë dhe të djathtë dhe liberalët do të kenë një shumicë më të vogël se Parlamenti Europian aktual, duke ndërlikuar përpjekjet për të çuar përpara ligje të reja europiane dhe për zgjerimin e Evropës. Mandati i parlamentit të ri do të përfundojë në vitin 2029. Ai do të vendosë për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, i cili duhet të hyjë në fuqi në vitin 2028, ndërsa Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë anëtarësimin në Evropë. /VOA/

Etiketat e lidhura

Eu parlament
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 2 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 3 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 3 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 2 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 5 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 7 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 3 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.