Zëri i Amerikës pasqyron protestën para PD-së: Mbështetësit e Berishës hapin me forcë derën kryesore

Në Shqipëri, tensioni është i lartë në selinë e Partisë Demokratike, ku mbështetës së ish kryeministrit Sali Berisha, i janë përgjigjur thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të godinës ku po qëndron kryetari demokrat Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë.

Dera kryesore e selisë është hapur me forcë, përpara orës 12.00 e cila është ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj janë thyer por protestuesit janë ndalur në pjesën e hollit, ku mesa duket janë gjendur përpara një tjetër porte të cilën nuk kanë mundur ta hapin.

Më herët anëtari i kryesisë Roland Bejko, nuk u lejua të hyjë në seli. Që në oborrin e selisë ai u bë objekt fyerjesh, si dhe sulmesh fizike, duke u detyruar të kthehet pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbështetësit e ish kryeministrit e pritën me brohoritje këtë të fundit kur ai mbërriti në oborrin e godinës qendrore të partisë. Zoti Berisha përsëriti dhe sot se kjo është një protestë paqësore, por situata duket tejet e ndezur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi gjendjen e krijuar ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Twitter ajo shkroi se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?