FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zëvendësambasadori amerikan, një orë takim me Bashën në selinë e PD

Zhvillimi intensive në selinë e Partisë Demokratike ditën e sotme.

Zëvendësambasadori amerikan, Demian Smith, zhvilloi një takim me kreun e PD Lulzim Basha. Takimi nisi rreth orës 13 dhe ka zgjatur një orë, por asnjë nga palët nuk dha detaje me mediat.

Vizita e tij vjen pasi disa deputetë nga grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD tentuan të hyjnë në seli, por dyert ishin të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e cilësuan mbylljen e derës si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shprehën se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë selinë e PD në shtëpinë e demokratëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?