Zgjedhja është bërë, Basha: Me njerëzit kundër një qeverie-bandë
Me anë të një video të protestës të së shtunës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, përsërit qëndrimin e opozitës. Ai thotë se zgjedhja është bërë dhe ajo që është: ”Me njerëzit kundër një qeverie-bandë”.
”Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin”.
Basha shkruan se qeveria ”Rama 2”, helmon dhe dhunon qytetarët por këta të fundit thekson kreu i PD-së, edhe pse qeveria i ka vënë kryqin, nuk do ndalen.
”Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”.
Postimi i plotë
Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa
KOHA JONË SONDAZH

