FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zgjedhje pa opozitën”, Kokëdhima: Vetëm një i çmendur si Rama mund të bëjë të tilla deklarata

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima thotë se forca politike që ai drejton është duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit, kryesisht për bashkitë kryesore.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama se ne zgjedhje do të shkohet edhe nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në to, Kokëdhima e quajti kreun e qeverisë një lider të çmendur.

“Ne do të marrim pjesë në zgjedhje nëse ato do të jenë gjithëpërfshirëse, pra ne nuk shkojmë në zgjedhje nëse nuk merr pjesë PD. Vetëm një lider i çmendur si Edi Rama mund të bëjë deklarata se ne bëjmë zgjedhje pa opozitën. Ai është i pasinqertë në çdo gjë. Ai para se të ftojë të tjerët në dialog, ai kokërr kusari duhet të lëshojë zgjedhjet, të lëshojë sovranitetin e shqiptarëve. Ai që mendon se mund të bëjë çdo gjë në këtë vend, që nuk pyet për kushtetutë e ligje, ai është problemi më i madh që kanë shqiptarët sot. Unë nuk pres që ai të bëhet ndonjë ditë reflektues” tha Kokëdhima, ndërsa shtoi se qeveria tranzitore nuk është zgjidhje, sepse kriza ka nevojë për ligj zgjedhor”,- deklaroi Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?