Zgjedhjet e 21 Qershorit, Muhedini: Do negociojmë edhe me PD

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini ka qenë shumë i rezervuar në deklaratat e tij në lidhje me qëndrimin e tij për koalicionin PS-PDIU. Në një prononcim për mediat në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Muhedini tha se janë zhvilluar negociata me PS, por do të zhvillohen edhe negociata e PD. I pyetur nga gazetarët në lidhje qëndrimin e tij nëse Idrizi do t’i bashkohej qeverisë Rama, Muhedini la të kuptojë se partia e tij nuk do të ndahet. Ai tha se qëllim i tyre është një, çështjen çame dhe se të 5 deputetët që janë në Parlament do të ulen në të njëjtin vend, qoftë majtas qoftë djathtas. Tahir Muhedini tha se: “Neve do të negociojmë edhe me PD, dhe pasi të negociojmë edhe me PD do të kemi të qartë gjithçka. Vendimi i PDIU është që ne të negociojmë me forcat kryesore. Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, zgjidhja e çështjes çame. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI.

Kjo forcë politike është krijuar ti shërbehet një komuniteti që ka 1 shekull që i mohon idetë e njeriut dhe ky është komuniteti çam. Nga strukturat e shtetit ka 50 vjet që është përjashtuar komuniteti çam. Me demokracinë po japim shembullin që dimë të qeverisim. Ne kemi kapacitetet që ti shërbejmë vendit. Të 5 deputetët që jemi do të ulemi në një vend bashkë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?