Zjarri në malin e Karaburunit rrezikon Parkun e Llogorasë. Nisen rreth 300 forca për shuarjen e flakëve

Rreth 300 forca janë ngjitur ne orët e para të mëngjesit në malin e Karaburunit dhe pikërisht tek vendi i quajtur “Gropat e Pirit”, pasi është zona me rrezikshmëri më të lartë, ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe rrezikojnë seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Është një masiv pyjor me pemë shekullore i cili lidhet me Llogoranë.

FA, zjarrfikës të Vlorës, ADZM, prefektura por dhe banorë të Dukatit janë duke u ngjitur në mal për fikjen e zjarreve të ndihmuar edhe nga helikopterët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e 15 të zjarreve vetëm kjo zonë paraqet rrezikshmëri pasi zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?