Zv/kryeministrja Balluku te familja e madhe Mihali në Patos
Belinda Balluku vazhdon takimet intensive në Patos të qarkut Fier. Ajo shkon në çdo familje. Ja se çfarë shkruan zv/kryeministrja:”Në familjen e madhe Mihali e cila rrënjët i ka në Kolonjën e Ersekës, por historia e saj lidhet ngushtë me qytetin e #Patosit. Gjyshi Llazar dhe gjyshja Ollga kanë ardhur në Patos në vitin 1953, pasi Llazari kishte ardhur fillimisht në vitin 1949 për ndërtimin e qytetit, si nevojë e industrisë së naftës.
Ata u vendosën në fillim në Margelliç e më pas zbritën në qytet.
Lindita e Petraqi kanë ndërtuar familjen e tyre të bukur dhe janë kontributor në zhvillimin e qytetit të dashur, Patosit”- përfundon Balluku.

KOHA JONË SONDAZH

